Shpesh vrasim mendjen se sa pak mundesi ka Tirana gjatë ditëve të javës apo në fundjavë për të gjetur një ambient ku mund t’i bësh të gjitha: të marrësh fëmijët apo gjithë familjen e të lahesh në pishinë, në po të njëjtin vend të drekosh apo të darkosh, të stërvitesh në palestër, të bësh një dush emocional, të futesh në dhomën e kripës, të bësh sauna, një masazh, solar, e në fund të trajtosh flokët me një nga parukierët më të mirë turq, apo të bësh çdo shërbim tjetër estetik të mundshëm.
Epo tashmë ky vendi ku mund t’i bësh të gjitha, mes komfortit, luksit e përkujdesit ekziston dhe quhet “Square Wellness Center”.
Plot 4500 m2, një hapesirë moderne, e investuar me teknologjinë me të fundit, e kuruar në çdo detaj, dedikuar tërësisht mireqenies, shëndetit, bukurisë dhe argëtimit, është çelur në kryeqytet.
Kjo qendër, ndër më uniket në Ballkan, ndodhet në Kompleksin “Square 21” në rrugën e Kavajës dhe mbrëmjen e djeshme çeli dyert për të gjithë ata që mezi e prisnin një ambient të tillë relaksi, ku mendja dhe trupi në simbiozë përjetojnë një përvojë të paharrueshme.
Personazhet e njohur nga bota e medias, biznesit dhe showbiz-it e kanë vizituar menjëherë dhe kanë shprehur entuziazmin e tyre në rrjetet sociale për faktin që më në fund, edhe Tirana do të ketë një vend gjigand dedikuar gjithkujt që çmon shëndetin e trupit, të mendjes dhe t’u vetëndjerin si gjëra që ndikojnë drejtpërdrejtë stilin tonë të jetesës.