Përsëritet tragjedia, babai, 2 djemtë e nipi mbyten në rezervuarin e Gramshit

Një ngjarje e rendë ndodhi pasditen e sotme ku babai, dy djemtë e tij dhe nipi janë mbytur në hidrocenralin e Banjës në Gramsh. 

Policia njoftoi se viktimat janë Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Ruben dhe 14-vjeçari Esti Zogu si dhe nipi i 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20-vjeç. Kjo ngjarje e rêndë vjen pas asaj të Kavajës ku pak ditë më pare humbi jetën në det babai me dy djemtë e mitur. 

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin  dhe dokumentimin  e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, po sot u raportuan dy jetë të humbura në det, në Durrës dhe Lezhë.