Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shkarkojë Damian Gjiknurin si Sekretar të Përgjithshëm të Partisë Socialiste.
Blendi Klosi do të jetë ai që do të zëvendësojë Gjiknurin në këtë post, por detyra e tij do të jetë deri në Shtator, kur do të zhvillohet edhe Kongresi i PS-së. Por pse ky nxitim i Ramës për të shkarkuar Gjiknurin?
Në dosjen e SPAK për Arben Ahmetajn, Damian Gjiknuri ishte i pranishëm në disa faqe, ku ndër të tjera tregohej sesi ai kishte udhëtuar dhe qëndruar në hotelet më luksoze të Europës me paratë e Klodian Zotos, një prej pronarëve të inceneratorëve, një nga aferat më korruptive në Shqipëri.
Gjiknuri gjithashtu ka firmosur për aferën e inceneratorëve, pasi ka qenë në krye të Ministrisë së Energjitikës në kohën kur filloi mega-afera, ndaj nuk është çudi që së shpejti SPAK të nisë një hetim edhe per të.
Asambleja e PS-së u njoftua me urgiencë dhe vendimi për sharkimin e Gjiknurit vetëm 2 muaj para Kongresit nuk është diçka e zakonshme. Ndoshta për t’i paraprirë një tjetër skandali në partinë e tij, Rama ka menduar ta “zhveshë” nga çdo post, për t’ia lënë edhe Gjiknurit përgjegjësinë individuale.