Përplasja në PS në “Now”, analistët zbërthejnë emërimin e Taulant Ballës

Analistët dhe gazetarët janë të ndarë kur vjen fjala mbi emërimin e Taulant Ballës në krye të ministrisë së Brendshme dhe skandalet e fundit që kanë tronditur maxhorancën. Në Now në Euronews Albania  me gazetaren Erla Mëhilli, analistët pretendojnë mesazhe të ndryshme me ardhjen e Ballës në kupolën e pushtetit.

“Sot Balla pranoi që ka pranuar që policia ka falimentuar. Tha se policia nuk ka arrestuar djalin deputetit dhe mikut tim. Tani ose je  Ministër i Brendshëm dhe ske më miq, ose je Ministër i Brendshëm dhe ca do i kesh  miq, ca armiq dhe ca asgjë. Këtu gaboi  në leksikë, sepse donte të mbante një politesë, siç ishte gjithë politesa e fjalimit të Ballës si Ministër i Brendshëm, por ndërkohë tha të vërtetat. Po tregonte sinqeritetin dhe angazhimin që po përpiqej të merrte detyrën dhe ndërkohë na tha që s’mund të ketë rrënjë kanabisi pa një polic të gabuar, s’mund të ketë një parcelë pa një shef komisariati. Ne kemi dhe rrënjë kanabisi dhe parcela. Kemi një polici të ikriminuar”- tha gazetari Denis Dyrnjaja. 

Ai shtoi se Balla do nisë të prekë oficerë të lartë, si Ardi Veliu. “Balla erdhi me dorën e fortë dhe kam frikë se nuk do bëjë atë që thotë. I përmendi emrin Ardi Veliut. Kjo nuk ishte rstësore. Shumë shpejt mund ta shohim dhe të liruar nga detyra, Ishte një biskotë paraprake për t’i thënë që kujdes syri dhe veshi im është ende tek ty”- shtoi ai.

Sipas gazetarit Martin Leka, kryeministri Edi Rama i dha postin e ministrit të Brendshëm Taulant Ballës si një formë falënderimi për kontributin e këtij të fundit në Partinë Socialiste. Sipas gazetarit dhe vetë Balla është i vetëdijshëm që ky është posti më me rëndësi që ka shansin të ketë dhe për këtë arsye do bëjë çmos për t’i çuar Ramës rezultate konkrete.

“Unë mendoj që është fiks post për të larë duart sepse ministri i Brendshëm më jetëgjatë është Saimir Tahiri. Këtu duhet parë dhe ana pozitive e Ballës, në atë që mendoj se ai e di edhe vet që këtë e ka postin e fundit si shpërblim për kontributin në PS, kështu që do të mundohet të shkojë te Edi Rama me notat dhe ngjyrat që kërkon ai,” – u shpreh Leka.

Gazetari Reldar Dedaj e sheh ndryshe ardhjen e Ballës në qeveri. 

“Taulant Balla është si figura e Flamur Nokës kur erdhi në Ministri. Nuk ndërtohen qeveritë vetëm me të besuar dhe me njërëz që i janë përkulur liderit. Një ministër i Brendshëm duhet të ketë autoritet dhe përballë liderit. Unë nuk shoj që Balla të ketë autoritet përballë kryeministrit. I vetmi ministër që doli përballë Edi Rama, ishte Sandër Lleshaj dhe Fatmir Xhafaj. Këta po hanë kokat e njëri-tjetrit”- tha ai.