Konflikti brenda asaj që ka mbetur si Partia Demokratike zyrtare do çojë sërish palët në gjykatë. Arsyeja lidhet me lëvizjen e Sekretarit të Përgithshëm, Gazment Bardhit i cili ka njoftuar se do kërkojë mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të anuluar vendimin e Kryesisë për zgjedhjen e kryetarit në datën 29 korrik.
Por mbështetësit e Bashës në PD-në zyrtare pretedojnë se Këshilli Kombëtar nuk mund të mblidhet pasi gjysma e tyre janë larguar dhe ka vakanca të paplotësuara. Sipas tyre, në këto kushte Këshilli nuk mund të mblidhet.
Por nuk mendon kështu grupimi i Bardhit që pretendon se zbatimi i statutit kërkon që Këshilli Kombëtar duhet të vendosë. Lexo më tej
Mes kësaj përplasje, nëse Gazmet Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar, atëhere grupimi i mbështetësve të Bashës do i drejtohen sërish gjykatës për ta cilësuar vendimin si të pavlefshëm. Kjo situatë do mbajë sëris pezull vulën e PD.
Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar, kreu i tij Bardhi u shpreh se ai nuk do të bëjë asnjë hap pas. Shumica e grupit parlamentar janë në mbështetje të Bardhit dhe të vendosur të ndalojnë rikthimin e Bashës në krye të PD.