Përplasja e armatosur në Shkodër në 2021, Apeli jep vendimin për dy vëllezërit Doçi

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë, që ka dënuar me 22 vite burg Hoten Doçajn teksa vëllai i tij Marjan Doçaj është shpallur i pafajshëm, në lidhje me përplasjen me armë zjarri të ndodhur më 20 mars të vitit 2021 në fshatin Bardhaj të Shkodrës.

Në vendimin e gjykatës, thuhet se Hot Doçi akuzohet për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, të parashikuar nga 79/dh-22 i K.Penal” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Në përplasjen me armë zjarri mes 2 vëllezërve Doçi, Besmir Përkolës e shtetasit M.I., mbetën të plagosur 2 vëllezërit. Por pas hetimeve u zbulua se dy vëllezërit kishin kishin planifikuar atentatin ndaj Besmir Perkolës me të cilin kishin pasur një konflikt të çastit.