Gjykata e Vlorës ka dënuar me 18 vite burg ish-efektivin e RENEA-s, Arjan Tase, i cili aksidentoi për vdekje me skaf 7 vjeçaren Jonada Avdiajn në plazhin e Potamit 2 vitë më pare.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do kryejë vetëm 12 vite burg.
Prokuroria e Vlorës deklaroi fajtor Tasen për veprën penale “vrasje me dashje” dhe kërkoi që ai të dënohej me 15 vite burg.
Sipas Prokurorisë, në 2 gusht të 2022-it, Tase ka qënë në drejtimin e një skafi dhe pasi ka lënë disa persona në breg të detit, në momentin që është nisur për të dalë nga zona ku notonte e mitura me babain e saj, mjeti ka marrë shumë shpejtësi duke shkuar në drejtim të tyre dhe në marrjen e kthesës motorat e tij kanë kapur vajzën e mitur duke e prerë në të gjithë trupin.
Për pasojë e mitura ndërroi jetë në vend.
Rikujtojmë se ngjarja solli reagime nga gjithë opinion publik, ndërsa protesta u organizuan për disa ditë me radhë.