Përmirësohet gjendja shëndetësore e Fatos Nanos, por rehabilitimi është i ngadalshëm dhe i vështirë

Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano është përmirësuar, pavarësisht se rehabilitimi është i ngadalshëm dhe i vështirë.

Burime nga spitali Hygeia ku është shtruar Nano bëjnë me dije se fatmirësiht gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit është e mirë, por do të duhet kohë që ai ta rimarrë veten.

Ai qëndron prej disa ditësh i shtruar në spital pasi ka probleme me mushkëritë, teksa i është bërë edhe një ndërhyrje lehtësuese për frymëmarrjen.

Nano ka qenë 3 herë kryeministër i Shqipërisë, ndërkohë që është nderuar nga kryeministri Rama me medaljen për mirënjohjen publike disa ditë më parë.