Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur këtë të hënë një auditim në lidhje me përmbytjet e datës 4 Tetor në Vlorë, duke shkaktuar dëme të mëdha në shumë banesa dhe biznese.
Objekt i këtij auditimi do të jenë disa institucione, për të kuptuar për shkaqet që çuan në situatën problematike në Vlorë dhe më pas menaxhimin e saj.
Auditimi do të zgjasë disa ditë ku në fund do të jetë dhe raporti përkatës. Kujtojmë se shirat e dendur krijuan një situatë alarmante në Vlorë, si kurrë më parë, ku uji hyri në banesa e biznese. Shumë rrugë dhe lagje u përmbytën për shkak të reshjeve të shiut, ndërsa dëmet konsiderohen të shumta.
Kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha njoftoi një ditë më parë se në terren kanë dalë grupe që po bëjnë përllogaritjen e dëmeve që prekën mbi 63 shtëpi, 4 shkolla dhe shumë biznese, ndërsa shtoi se më pas do të vendoset edhe për mundësinë e dëmshpërblimeve.