Përgjaket protesta e fermerëve në Francë, humb jetën një grua, plagosen rëndë vajza dhe burri i saj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë ku një grua gjeti vdekjen pasi një makinë hyri me shpejtësi mes një grupi fermerësh që protestonin për të drejtat e tyre.

Ndërkohë mbetën të plagosur rëndë vajza dhe bashkëshorti i viktimës. Policia ka arrestuar 3 personat që udhëtonin në makinë dhe që përgjakën protestën.

Fermerët në Francë prej disa ditësh kanë dalë në protestë për të kërkuar më shumë mbështetje dhe subvencione nga shteti. Ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave deri në plotësimin e kërkesave.