Përfundojnë në spital 6 punonjëse të “Rossmann & Lala”, dyshohet se u asfiksuan në magazinë

Gjashtë punonjëse të kompanisë “Rossman & Lala” janë paraqitur në spital për shkak të problemeve respiratore që kanë shfaqur. Mësohet se dy ditë më përa këto punonjëse janë asfiksuar në magazinat e paketimit që ndodhen në autostradë.

Punonjëset kanë dëshmuar se kanë shkuar në mëngjes në punë dhe pasi kanë hapur derën kanë ndjerë një aromë të rëndë.

Më vonë kanë shfaqur probleme respiratore dhe janë dërguar në një spital privat nga menaxheri i “Rossmann & Lala”. Pasi kanë marrë asistencën e duhur, ato janë larguar në banesat e tyre.

“Më datë 11.03.2025, janë paraqitur në spital, 6 punonjëse në një magazinë në autostradën “Tiranë-Durrës”, të cilët kanë shprehur probleme respiratore.  Pasi kanë marrë asistencë mjekësore, 6 shtetaset janë larguar në banesa. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, e cila po punon për vlerësimin e rastit”, njoftoi policia për rastin.