Prokuroria Themelore e Prishtinës ka mbyllur hetimet lidhur me vrasjen e Liridona Ademit dhe ka ngritur aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit të saj, Naim Murselit, Granit Pllana dhe Kushtrim Kokallës. Gjithashtu aktakuzë është ngritur edhe ndaj një personi të katërt, emri i të cilit nuk bëhet me dije.
Kujtojmë se vrasja e 30 vjeçares Liridona Ademaj ndodhi më 29 nëntor të vitit 2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës ndërsa arsyet se përse krimi u planifikua nga ish-bashkëshorti i saj mbeten ende të paqarta.
Naim Murseli, akuzohet se ka përgatitur planin për ta vrarë atë, Granit Plava si personi që e ekzekutoi, ndërsa Kushtrimi Kokalla akuzohet se ka dhënë ndihmë në kryerjen e veprës penale.
Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, tha se kjo është një ditë e rëndë për ta dhe shpreson në dënim maksimal për të akuzuarit.