Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, në zonën e Lezhës
Mediat raportojnë se në vendngjarje kanë mbërritur dy mjete zjarrfikëse me personelin përkatës.
Për shkak të flakëve, është kërkuar ndihmë edhe nga bashkitë Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës, të cilat kanë dërguar mjete zjarrfikëse dhe personel shtesë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.
Paraprakisht ka dyshime se janë djegu rrethe 200 krerë bagëti të imëta.