Një zjarr ka shpërthyer në një pallat në zonën e Astirit, duke shkaktuar panik te banorët e tij. Paraprakisht dyshohet se zjarrin e ka shkaktuar një paketë elektrike. Brenda pallatit është krijuar krijuar tym i madh dhe për këtë shkak banorët nuk kanë arritur që të dalin nga banesat e tyre.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e zjarrfikësve, të cilët janë angazhuar për të shuar flakët dhe për të ndihmuar banorët e bllokuar. Këta të fundit kanë kërkuar ndihmë për të dalë nga banesat.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.04.2025, rreth orës 14:10, në rrugën “Foto Xhavella”, në katin e parë të një pallati ka marrë flakë gabina e transformatorit.
Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë evakuimin e banorëve. Ndërkaq nga shërbimet zjarrëfikëset është bërë e mundur fikja e zjarrit. Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.