Një autobus i transportit publik në Tiranë është përfshirë nga flakët. Autobusi i linjës së unazës është përfshirë nga flakët në, përballë Ministrisë së Jashtme.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Pasagjerët kanë dalë menjëherë nga autobusi duke shmangur tragjedinë e mundshme.
Ndërkohë, zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Ky incident ka shkaktuar bllokim të trafikut në zonë.
Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit. Linja e unazës shpeshherë ka qenë problematike.