Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bulqizës, ku hyrja në katin e parë të një pallati ka shpërthyer në flakë, duke shkaktuar vdekjen e një personi të moshuar.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Ndërhyrja e zjarrfikësve ishte e menjëhershme, ndërsa i moshuari humbi jetën në spital.
Zjarri ka shpërthyer për shkaqe ende të paqarta, ndërsa autoritetet janë duke hetuar rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09.10, në qytetin e vjetër Bulqizë, në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Xh.C, ka rënë zjarr.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen nga banesa të shtetasit Xh.C, i cili ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.