Performancë e dobët, shkarkohet drejtoresha e Tatimeve në Durrës

Drejtoresha e Tatimeve të Durrësit, Ina Bello është larguar nga detyra. Burime për mediat bëjnë më dije se Bello është shkarkuar nga detyra për performancë të dobët në drejtimin e këtij institucioni në qytetin e Durrësit.

Shkarkimi ka ardhur pas një periudhe vlerësimesh negative për menaxhimin e sektorit tatimor në këtë qytet.

Në vendin e saj mësohet se drejtor i Tatimeve në Durrës është emëruar Agron Nuredinaj.

Nga ana tjetër, Ina Bello do të vijojë të jetë pjesë e administratës tatimore, pasi është transferuar në Tiranë, ku do të mbajë pozicionin e inspektores së tatimeve.