“Përforcohet” SPAK, blen 2 autovetura dhe një fuoristradë të vitit 2023 dhe me 0 kilometra

Arrestimet e bujshme gjatë sezonit veror janë parë si një sukses nga SPAK, që ka shpërblyer veten me 3 makina të reja.

Në 31 Korrik Prokuroria e Posaçme ka hapur një tender me vlerë 83 milionë lekë të vjetra, për blerjen e tre automjeteve, dy autovetura sedan dhe një fuoristradë.

Fitues është shpallur koncesionari “Porsche Albania”, me ofertë rreth 70 milionë lekë të vjetra, që duke nisur nga 10 gushti, ka 40 ditë kohë për të gjetur makinat, që sipas SPAK duhet të jenë me 0 kilometër dhe të vitit 2022-2023.

Ky koncesionar ka fituar të dy lotet e tenderit, pasi kishte edhe ofertën më të ulët:

– Loti 1: Çmimi total i ofertës pa TVSH ka qenë 4,040,000 (katër milionë e dyzet mijë) lekë të reja për dy autovetura, të cilat SPAK ka kërkuar të jenë me kilometra 0 dhe të vitit 2022-2023.

– Loti 2: Çmimi total i ofertës pa TVSH = 2,590,000 (dy milionë e pesëqind e nëntëdhjetë mijë) lekë të reja, për një fuoristradë, të cilën SPAK ka kërkuar të jetë me kilometra 0 dhe e vitit 2022-2023.

Fotot nga newsbomb: