GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për ish kryebashkiakun Safet Gjicin dhe ‘arrest shtëpie’ për Alma Kaçin.
Kjo e fundit ka deklaruar se ka një fëmijë të vogël për të cilin duhet të kujdeset, ndaj Gjykata ka vendosur masë më të lehtë ndaj saj.
Gjici dhe Alma Kaçi janë përballur sot në sallë, ku ndodheshin vetëm pak metra larg njëri-tjetrit.
Të dy ata deklaruan fillimisht se prej disa kohësh janë në një marrëdhënie, por pas zbulimit të pjesës tjetër të videos ku flisnin për tendera qensh, u zbulua se bëhet fjalë për shpërdorim detyre.