Ka rinisur me tensione të forta sërish Kuvendi, pasi u ndërpre pas një përplasje të fortë mes Gazment Bardhit dhe Taulant Ballës.
Ky i fundit, teksa ndodhej në Foltore, bëri një koment ndaj deputetes së PD, Albana Vokshi, teksa po fliste lidhur me anëtarësimin e Shqipërisë në BE pa të drejtë vetoje.
“Rama po thotë dhe ka thënë disa herë , që ne pranojmë të futemi në BE edhe pa të drejtë vetoje, nuk e duam veton. Thamë t’ju pyesnim juve njëherë por nuk kishim kohë, realisht nuk kishim një numër telefoni tuajin, t’ju merrnim dhe t’ju thonim “si mendoni ju për ketë”. 0900, se për ty Albana kam këtë numrin, padyshim”, tha Balla.
Me rinisjes e seancës, Balla u justifikua duke thënë se 0900 është një numër i Bashkimit Europian për të marrë informacione ndërsa shtoi se i kërkon ndjesë deputetes Vokshi, në rast se ajo është ndjerë e ofenduar.
“Kjo situatë nuk ka të bëjë fare me gjithçka kam thënë unë sepse nuk ka lidhje fare asnjë fyerje. Bëhet fjalët për një numër telefonik që në BE merret për të marrë informacion mbi bashkimin evropian. Kush ka nevojë të marrë informacion mbi BE, ka një numër ku ti mund të marrësh informacion për të vendimmarrjen e BE.
Sa i përket keqinformimit nëse kolegia Vokshi ndihet e fyer, unë i kërkoj ndjesë. Por nuk ka asnjë… Isha duke folur për reformën e BE, ja ku e keni numrin me 0900 të BE-së ku çdo qytetarë i BE, merr informacion për vendimmarrjen në BE. Kush do, që ta përdorur këtë situatë për të nxitur protestat, për të frymëzuar dështimin e protestave, le ta marrin. Zonja Vokshi, nëse ndihesh e fyer të kërkojnë ndjesë“- tha Balla.
Ndërkohë nuk mungoi edhe përplasje mes deputetit Klevis Balliu dhe Ballës. Balliu ka tentuar t’i mbyllë mikrofonin por është penguar nga deputetët socialistë.
Pas tensioneve, seanca u ndërpre sërish.