PËR HISTORINË/ Shqipëria njeh kundërshtarët në rrugën drejt Botërorit 2026, përballemi në “grupin e FERRIT”

Shqipëria ka njohur kundërshtarët e saj në eleminatoret e Kampionatit Botëror që do të zhvillohet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Në shortin e hedhur në Zyrih, goglat i kanë caktuar Shqipërisë grupin K me përballje shumë të forta, ku do të ndeshemi me Anglinë dhe Serbinë të dala nga dy vazot e para, si dhe me Letoninë e Andorën.

Pavarësisht se kundërshtarët janë të vështirë për t’u mposhtur, kuqezinjtë do të luajnë shanset e tyre për të shkruar historinë dhe për të marrë pjesë për herë të parë në histori në një Kampionat Botëror.

Ndërkohë, edhe për Kosovën goglat rezervuan një short shumë të vështirë, pasi do të përballen me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.