PËR HERË TË PARË/ GJKKO urdhëron të shpallen të pavlefshme kontratat e  sterilizimit, Ilir Rrapaj ka miqësi me Ilir Beqaj dhe Klodian Rjepajn

Gjykata e Posaçme ka kërkuar për herë të parë që prej krijimit të saj që të nisisn procedurat për shpallje të pavlefshmë të kontratave të sterilizimit, pasi është marrë në konflikt të hapur interesi.

Nisur nga provat që ka, SPAK i ka treguar gjykatës se dyshon që biznesmeni Ilir Rrapaj që përfitoi këtë koncesion ka miqësi me ish-ministrin Ilir Beqaj dhe ish-zv. ministrin Klodian Rjepaj, të cilët ishin në detyrë kur u firmos ky koncesion.

Dje Policia me urdhër të SPAK arrestoi biznesmenin Rrapaj në Vlorë, ndërkohë që sot ra në pranga edhe ish-ministri, i cili mbante postin e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Hetimi i SPAK

Një kakofoni shifrash dhe vlerësimesh janë mbështetur në një sërë kriteresh, ku në fund Ilir Beqaj, ka firmosur të shpallë fituese Bashkimin e Operatorëve Ekonomikë, “Servizi Italia”, që përfaqësohej nga miku i tij, Ilirjan Rrapaj.

Në total kompania fituese e konçesionit 100 milion euro ka marrë 73.98 pikë, ndërsa kompania humbëse 42.83 pikë. Megjithëse grupi i kompanive që përfaqësoheshin nga “Action Landeri” u ankua pranë Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, duke renditur një sërë shkeljesh në përllogaritjen e pikëve, KPP vendosi të pranojë ankesën duke kthyer mbrapsht në Ministrinë e Beqajt praktikën e miratimit të koncesionit.

Pas këtij vendimi detyrues, procedura e mbledhjes së pikëve është mbajtur në datën 28 shtator 2015 dhe pikërisht në atë ditë është shpallur fituesi, ku sërish ka qenë bashkimi i operatorëve “Servizi Italia”. Këtë herë kjo kompani ka marrë më shumë pikë se në vlerësimin e parë, ku nga 73.98 në 91.03 pikë, rreth 22 pikë më tepër. Pas këtij vlerësimi të dytë,

Beqaj ka firmosur dhe kontratën me kompaninë në fjalë, duke i hapur rrugën implementimit të konçesionit 10 vjeçar për sterilizimin e instrumentave kirurgjikalë.