Kryeministri Edi Rama do të mbledh sërish këtë të shtunë kryebashkiakët, ku në fokus të diskutimeve do të jetë strategjia e turizmit. Në takim do të jenë të pranishme edhe z.kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.
Mësohet se takimi mes Ramës dhe kryebashkiakëve do të mbahet paraditen e sotme në Pallatin e Kongreseve, ndërsa nuk dihet nëse do i bashkohen kryebashkiakët e djathtë.
Kujtojmë që ky është takimi i dytë brenda javës, pas atij që u zhvillua tre ditë më parë, ku diskutuan për problematikat dhe reagimin gjatë emergjencave civile. Gjatë këtij takimi Rama nuk i kurseu kritikat në lidhje me punën e bërë nga disa prej tyre.