Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kryesinë në ora 13:00. Në mbledhjen e nesërme pritet që të vendoset edhe data se kur do të mbahet protesta kombëtare.
Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi pak ditë më parë se kjo protestë do të zhvillohej para datës 20 shkurt, por pa dhënë një më shumë detaje.
Ditën e sotme opozita mbajti një tryezë me aktorë të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ku u diskutua në lidhje me hapat e ardhshëm të aksionit opozitar.
Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha tha se Shqipëria ndodhet në një moment kritik për demokracinë, ku zgjedhjet nuk janë më të lira dhe vendi po përballet me dominimin e një qeverie që sipas tij funksionon si organizatë kriminale.
PD u bëri ftesë të gjitha partive që të bëheshin pjesë e kësaj tryeze, për të diskutuar rreth problematikave që ka sot vendi ynë, kjo si e vetmja mënyrë për të larguar kryeministrin Edi Rama nga qeveria.