PD mbledh Kuvendin Kombëtar për ndryshimet në statut, “neni Basha” dhe Primaret nuk hiqen, edhe pse nuk zbatohen

Partia Demokratike do të mbledhë të shtunën Kuvendin Kombëtar, ku do të votohen edhe disa ndryshime në statutin e PD-së.

Kuvendi Kombëtar do të zgjedhë kandidatët për Këshillin e PD-së, Sekretariatet dhe institucionet e  tjera brenda partisë.

Ndërkohë, “neni Basha” dhe Primaret, dy nga pikat më të diskutueshme të statutit, duket se nuk do të preken, edhe pse nuk zbatohen.

“Neni Basha” thotë se kryetari i partisë duhet të dorëhiqet dhe të mos kandidojë sërish pas humbjes së zgjedhjeve, por PD justifikohet me vjedhjen e votave dhe ky nen nuk është zbatuar kurrë.

Përsa u përket Primareve, do të mbeten sërish në fuqi, edhe pse në listat e kandidatëve për deputetë të vitit të kaluar nuk u futën demokratët më të votuar, por ata që ishin më afër kryetarit.