PD e reformuar nën udhëheqjen e Bashës. Zbulohet aksioni i tij politik

Lulzim Basha nis këtë javë aksionin politik për të ndërtuar një parti të re demokratike. 

Pritet që në datën 30 gusht, Basha të thërrasë Kryesinë, për statutin e ri të PD-së bashkë me rendin e përcaktuar të ditës për Kuvendin Kombëtar, i cili do të mbahet në datën 2 shtator. 

Data e fundit, nënkupton miratimin e statutit të ri dhe votimin e Këshillit të ri Kombëtar. 

Megjithatë në total, Basha “ndiqet” nga vetëm 9 deputetë, pasi shumica mbështet Sali Berishën, ndërsa as një fraksion tjetër i PD-së, ai i drejtuar nga Gazment Bardhi nuk e njeh Lulzim Bashën si kryetar. 

 Nga njëra anë, Berisha i është drejtuar Gjykatës së Lartë për vulën dhe logon e PD-së, ndërsa nga ana tjetër Gazment Bardhi i është drejtuar Gjykatës Civile, për të shpallur të pavlefshëm zgjedhjen e Lulzim Bashës në krye të PD.