Që PS dhe PD janë bashkë dhe bashkëpunojnë sa herë u duhet për interesin personal dihej, por se do të dilnin kaq hapur, kjo nuk ishte menduar kurrë.
Pasi socialistët po mundohen me të gjitha mënyrat për të përçarë protestuesit duke thënë se protesta sponsorizohet nga grekët, serbët apo edhe iranianët, në ndihmë u kanë ardhur edhe demokratët.
Flamur Noka ka vijuar të sulmojë protestuesit, pasi doli që në fillim kundër kësaj proteste, për shkak se qytetarët kërkojnë burg edhe për shefin e tij, Sali Berishën.
Në postimin e fundit në rrjetet sociale, ai ka nxjerrë foton e një prej organizatorëve të protestës, të cilin e cilëson si njeri të besuar të pushtetit dhe Erion Veliajt, duke e akuzuar se është një nga zjarrfikësit e protestave.
Një sulm që kërkon të përçajë protestuesit dhe t’i vërë ata kundër njëri-tjetrit, por ashtu si Rama me të tijët, vështirë se edhe fjalët e Nokës do gjejnë mbështetje nga qytetarët, që kanë vendosur të largojnë politikanët e vjetër nga drejtimi i vendit.
