Partia demokratike e udhëhequr nga Sali Berisha ka denoncuar sot manipulimin e zgjehdjeve të 14 Majit në bashkitë e Vorës, Kamzës, Rrogozhinës dhe Kavajës.
Deputeti Edi Paloka u shpreh se PD ka një dosje voluminoze me të gjitha provat që tregojnë manipulimet e zgjedhjeve, teksa akuzoi kryeministrin Rama, për të cilin tha se është fajtor që në Shjqipëri nuk zhvillohen zgjedhje të lira.
PD tashmë ka një dosje voluminoze me faktet e farsës zgjedhore që ndodhi më 14 maj, janë bërë shumë vite tashmë që Rama që kur ka ardhur në pushtet, çdo zgjedhje vetëm ka gjetur forma për të manipuluar dhe shantazhuar. Që kur ka ardhur Rama në pushtet nuk ka pasur zgjedhje të lira, duket që sistemi i ngritur prej tij synon të njëjtën gjë, sa të jetë ai në pushtet nuk do të ketë zgjedhje. Është detyrimi ynë për të bërë të qartë qytetarëve dhe ndërkombëtarët, se sa të jetë Rama në pushtet shqiptarët nuk do të votojnë të lirë.
Në do të paraqesim dosjen e cila tregon të gjitha format që ka përdorur Rama për t’i marrë votën atyre që nuk kanë pranuar ta shesin apo ta blejnë, dosja është voluminoze janë me dhjetëra fakte të tjera, të cilat janë kapur nga ne por nuk janë të vetmet. Këto fakte janë dërguar dhe në KAS e SPAK për ndjekje penale, pasi krimet zgjedhore janë krime penale por rezultatet janë zero, pasi të gjitha institucionet janë të kapura”, tha Paloka.
PD ia doli që të fitonte në Kolegjin Zgjedhor çështjen për Bahskinë e Rrogozhinës, në të cilën do të zhvillohen sërish zgjedhjet, ndërkohë që përsëritje do të ketë edhe në Kukës, por për shkak të skandalit të Safet Gjicit.