Prokuroria e Durrësit ka konfiskuar pasuritë dhe kërkon 6 vjet burg për shtetasin Italian Ferdinando Muollo. Muollo është i dënuar për vrasje në Itali, ndërsa në Shqipëri akuzohet për pastrim të parave. Italiani i Camorra-s thuhet se ka rreth 750 mijë euro pasuri në Shqipëri, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga veprimtari kriminale, pasuri të cilat i ka blerë ndër vite në Shqipëri.
Ai rezulton i dënuar me 12 vjet e 6 muaj burgim për akuzën e vrasjes së ortakut të tij në biznes Salvatore Ridosso. Vrasja është kryer për një konflikt të lindur për 150 milion lireta.
Në vijim, nga aktet e administruara të Letër Porosisë rezulton se i pandehuri, përveç dënimit të sipërcituar, ka disa raste të tjera të proceduara dhe dënuar nga ana e Autoriteteve Italiane të Drejtësisë për krime më të lehta dhe të natyrës kryesisht financiare.
“I pandehuri F.M., paratë e përfituara nga veprimtaria kriminale i ka investuar në shtetin shqiptar duke blerë pasuri të paluajtshme. Për blerjen e këtyre pasurive ai nuk ka përdorur transaksionet bankare por ka përdorur lëvrimin Cash të tyre dhe qëllimi i tij ka qenë fshehja e origjinës së pasurisë (parave) të fituar në mënyrë të paligjshme, që më vonë pasuria e re e krijuar të duket e ligjshme”, thuhet në deklaratën për shtyp.
Pasuritë e sekuestruara janë:
1. Pasuria, Sip.86,538 m2 apartament në Durrës (sip. Në bashkëpronësi është 11,495 m2 + 72.7141 m2 tarracë),;
2. Pasuria, Sip.69,9 m2 apartament në Durrës (sip. Në bashkëpronësi është 7,684 m2);
3. Pasuria, Sip.86,025 m2 apartament në Durrës;
4. Pasuria, 8518, Sip.80,05 m2 apartament në Durrës;
5. Pasuria, Sip.91,294 m2 apartament në Durrës;
6. Pasuria, Sip.13,525 m2 garazh në Durrës;
7. Pasuria, Sip.13,525 m2 garazh në Durrës;
8. Pasuria, Sip.32,33 m2 garazh në Durrës;
9. Pasuria, Sip.30,5 m2 garazh në Durrës;
10. Pasuria, Sip.15,25 m2 garazh në Durrës;
11. Pasuria, Sip.17,08 m2 garazh në Durrës;
12. Pasuria, Sip.285,22 m2 garazh në Durrës;
13. Automjetin tip Daimler Chrysler, Model ML 320 CDI, Durrës në pronësi të shtetasit F.M.
14. Shumës 389,67 euro në Llogarinë bankare në emër të F.M.