Qeveria “shpërblen” gjykatësit e Kushtetueses, vendos t’u rrisë rrogën në 6.4 mln lekë

Pas favorizimeve të njëpasnjëshme që Gjykata Kushtetuese i ka bërë qeverisë, kjo e fundit ka vendosur ta shpërblejë me rritje rroge për gjyqtarët, deri në 2 mln e 360 mijë lekë të vjetra, duke shkuar në total 6 mln e 440 mijë lekë të vjetra.

Javët e fundit kjo Gjykatë votoi në favor të qeverisë për Portin e Durrësit, duke rrëzuar kërkesën e PD, tre ditë më parë votoi sërish kundër ankesës së PD për çështjen e Butrintit si dhe la në fuqi aktin për konfiskimin e pronave me VKM.

 Në pikën një të draftit të propozuar nga qeveria thuhet se paga e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese do të jetë sa 0.96% e pagës së presidentit dhe do t’I shtohen edhe 20% shtesë “për shkak të natyrës së veçantë të punës”.

Nga ana tjetër, gjyqtarëve të Apelit u jepet pagesë shtesë 43 % dhe shtesë për vjetërsi, deri në fund të mandatit të tyre, por nuk përfitojnë 20 përqindëshin e gjykatësve të Kushtetueses sepse nuk kanë të njëjtën “shkallë vështirësie”

Përveç kësaj, kryetari i Kolegjit të Posaçëm të Apelit përfiton 20% shtesë për shkak të postit drejtues, njëlloj si kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Pra paga e kryetarit të Kushtetueses dhe Kryetarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelit arrin në shifrën 7.73 milionë lekë të vjetra (bruto).