Pas urdhërit të Gjykatës Speciale, SPAK thërret sërish ish ministrin Beqaj për sterilizimin

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja do të ripyetet sërish në SPAK për koncesionin e sterilizimit. Në dyert e SPAK do të pritet të mbërrijnë edhe 4 ish-zyrtarët e tjerë për të cilët gjykata ka sugjeruar hetimet. Beqaj do të pyetet në lidhje me udhëtimet që ka kryer në drejtim të Italisë dhe Vjenës me ish-zëvëndësin e tij Klodian Rjepaj dhe biznesmenin që fitoi koncensionin për steriliimin e seteve kirurgjikale.

Vendimi i Gjykatës Speciale detyroi SPAK të thellojë hetimet ndaj ish ministrave Beqaj dhe Cani si dhe kërkoi që koncensioni të anulohet për shkak të fiktivitetit. Kjo i hap rrugë një hetim tërësisht të ri nga ana e SPAK që do të duhet të thellojë hetimet dhe ndoshta të vendosë nën pranga Ilir Beqajn dhe Shkëlqim Canin.