Pas prishjeve masive të bujtinave në Theth, tashmë IKMT me urdhër të kryeministrit Rama po vijon me prishjen e objekteve në Valbonë.
Prej ditës së djeshme ka filluar puna për shembjen e objekteve të ndërtuara këtë vit me “bekimin” e qeverisë, por që pas zgjedhjeve janë cilësuar të paligjshme.
Turistët që kishin ardhur për pushime janë nxjerrë jashtë nga policia, teksa banorët me lot në sy thonë që me atë biznes të vogël ushqeheshin, por tashmë kanë ngelur në rrugë.
“Këto i kemi me mund. I kemi paguar gjithçka, edhe dritat. Kur po e ndërtonim, erdhi policia dhe na tha ‘ju ecët mbarë’. E sot, na shembin gjithçka! Me mirë të na kishin pushkatuar!”, shprehet njw qytetar.
Por ashtu si çdo herë tjetër, lotët e tyre nuk do të prekin aspak zemrat e qeveritarëve, që tashmë do ta kenë menduar mirë se cilëve oligarkë do t’ua japin për investime strategjike. Sigurisht, që ndarjen e tyre tashmë do ta bëjë Diella, “imagjinata artificiale” e kreut të qeverisë.