Pas rikthimit në detyrë, Veliaj jep urdhër të zbukurohen ministritë dhe gjithë Tirana

Pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë, Erion Veliaj ka nisur sërish nga puna si kryebashkiak i Tiranës, duke dhënë edhe urdhrin e parë nga qelia.

Ai ka urdhëruar Ndërmarrjen e Dekorit dhe Eventeve që të marrë masat për të vendosur ndriçimet dhe zbukurimet festive për festat e fundvitit, duke respektuar standardet e sigurisë dhe kriteret teknike dhe estetike.

Në dokument thuhet gjithashtu se duhet të merren masa edhe për dekorimin e godinave të ministrive sipas kërkesave të çdo institucioni.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese e shpalli të paligjshëm shkarkimin e tij nga Këshilli Bashkiak dhe qeveria, duke e rikthyer në detyrë, pavarësisht se prej më shumë se 9 muajsh qëndron në paraburgim.