Pas produkteve ushqimore, Rama kapet edhe me zorrët e ujit: Do merren masa për ata që shpërdorojnë ujin e pijshëm

Kryeministri Rama ka vendosur që të kontrollojë çdo gjë në Shqipëri, pasi pas kontrolleve për produktet ushqimore që shiten pa faturë, tashmë do të bëhet edhe kontrolli i zorrëve të ujit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka publikuar një foto ku tregon se efektivët kanë shkuar për kontroll në një shërbim gomisterie në mes të rrugës, për të cilën thotë se nuk lejohet.

Gjithashtu kreu i qeverisë thotë se do të merren masa edhe për shpërdorimin e ujit të pijshëm me zorrë për larje të ndryshme që bëjnë qytetarët.

Mesa duket, kryeministri nuk e di që ai që e cilëson ujë të pijshëm, në fakt nuk pihet, dhe qytetarët detyrohen të blejnë ujë të ambalazhuar çcdo ditë për të pirë.

“Pikërisht! Nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit
*Ndërkohë që do të merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm me zorrë për larje turlilloj”, shkruan Rama.