Pas përfundimit të detyrës së saj si ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka marrë një tjetër detyrë të rëndësishme nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Duke filluar nga 10 korriku ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim do të jetë zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane dhe ushtruese e detyrës së ndihmës sekretarit derisa të konfirmohet Jim O’Brien. Jim O’Brien, është i ngarkuar me sanksionet ndaj individëve që cënojnë poltikat e sigurisë kombëtare amerikane kudo në botë, ose e thënë ndryshe personat e shpallur non grata, si Berisha në Shqipëri.
Yuri Kim do të zëvendësohet në vendin tonë nga David Kostelançik, i cili do të jetë ambasador i SHBA-ve në Shqipëri. Departamenti i Evropës është një nga departamentet më të rëndësishme në DASH.