Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa dolën në një konferencë me mediat pas dorëzimit të Progres raportit për Shqipërinë.
Përpara diplomates europiane, Rama ka zbutur tonet ndaj protestuesve, dhe dhunës policore ndaj tyre, që evidentohet edhe në progres raportin ndaj vendit tonë.
Kreu i qeverisë tha se çdo pretendim për tejkalim të forcës duhet hetuar, ndërsa shtoi se dialogu është rruga e vetme.
Po ashtu, Rama ka pranuar problematikat e tjera të evidentuara ne progres raport, si problemet në sistemin gjyqësor, vonesat në gjykata dhe ndikimi i papërshtatshëm në sistemin e drejtësisë.
“Vonesat në gjykata, procesi gjyqësor, vonesa për çështjet e korrupsionit dhe përpjekjet e papërshtatshme mbi institucionet e drejtësisëRaporti ngre shqetësimin mbi mbikëqyrjen parlamentare, lirinë mediat. Ai trajton dhe protestat e muajve të fundit duke e vendosur gishtin në plagët e dhunës, duke cituar dhe pretendimet për përdorim të tepruar të forcës nga policia. Ndërkohë dialogu nënvizohet si rruga ku duhet të angazhohemi seriozisht. I sjell këto në vëmendje se asnjë konstatim i raportit nuk mund të anashkalohet.
E drejta për protestë duhet garantuar dhuna duhet ndëshkuar moralisht dhe ligjërisht. Çdo pretendim i tejkalimet të dhunës nga policia. Duhet hetuar. Dialogu është kusht për bashkëjetesë. Ne si qeveri kemi përgjegjësi të qartë për ta mundësuar atë.
Siç e shihni s’po flas vetëm për anën e ndritshme të këtij raporti që është më e ndiçme se asnjë herë tjetër. Por dhe për anën me hije të kësaj medalje. Jo vetëm që nuk shoh kundërshti mes faktit se Shqipëria ka bërë përparim të madh dhe faktit se përballet me probleme të vogla.”, tha ai.