Alma Kaçi, gruaja e cila shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me ish kryetarin e bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, në zyrën e këtij të fundit, ka kërkuar lehtësim të masës “arrest shtëpie”. Vetëm pak ditë pasi Safet Gjici ankimoi në apel vendimin që e la në burg, edhe Alma Kaçi pretendon të marrë një masë më lehtësuese.
Në argumetet e parashtruara Alma Kaci pretendon se është e vetmja që sjell të ardhura në familje .Po ashtu në ankim thuhet se ajo ka një fëmijë të mitur të moshës 12 vjec si dhe një nënë të sëmurë të moshës 71 vjecare.
Një tjeter agrument interesant në ankim ka të bëjë më kualifikimin e vepres penale. Sipas mbrojtjes ligjore nuk kemi të bëjmë me vepren penale të korrupsionit aktiv pasi e gjitha ajo ka qënë inskenim.