Pas dorëheqjes së Arben Carës, emërohet drejtori i ri i komanduar i Shërbimit Zjarrfikës

Ervis Gjoshi është emëruar Drejtori i ri i komanduar i Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin.

Prezantimi i tij u bë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.

Gjoshi zëvendëson në këtë detyrë Arben Carën, i cili dha pak ditë më parë për arsye që ende nuk dihen.

Kujtojmë se Arben Cara qëndronte në krye të Shërbimit Zjarrfikës që prej shkurtit të vitit 2024.  

Largimi i tij vjen në një moment ku vendi po përballet me situata zjarri në disa qarqe.