Partitë e vogla kërkojnë sërish ndryshimin e Kodit Zgjedhor, Agron Duka: Lista të hapura dhe sistem proporcional

Kodi Zgjedhor është një pengesë e madhe për partitë e vogla, pasi përveç PSD-së, pothuajse asnjë prej tyre nuk ka mundur të fusë deputet në Parlament që prej vitit 2008. Edhe pse u mendua se ulja e pragut elektoral nga 3% rajonal në 1% kombëtar do tëb favorizonte partitë e vogla, ndodhi e kundërta.

Tashmë, duke parë se janë të pafuqishme për të siguruar mandate deputetësh, partitë e vogla po kërkojnë sërish ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kreu i PAA-së, Agron Duka, gjatë një mbledhje me kryetarët e partive të vogla, ka propozuar që zgjedhjet e tjera të bëhen me lista të hapura dhe me system proporcional.

Gjithshtu ai ka kërkuar edhe ndryshimin  formulës së shpërndarjes së mandative dhe uljen e moshës së votimit në 16 vjeç, si dhe mundësimin e votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Postimi i Agron Dukës:

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor në duart e qytetarëve shqiptarë

Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, së shpejti do ti propozohet qytetarëve shqiptarë përmes një referendumi kombëtar.

-Lista të hapura dhe sistem proporcional

-Ulja e pragut elektoral në 1 %

-Ndryshimi i formulës së shpërndarjes së mandateve

Eshtë shumë e thjeshtë, njerëzit duhet të dinë se kë po zgjedhnin dhe të vendosin se kë do të zgjedhin. Dhe mbi të gjitha, vota e tyre të shndërrohet në pushtet real dhe vota e qytetarëve të vlejë njësoj, si në Kukës ashtu dhe në Tiranë. 

Sistemi aktual zgjeduor është bërë në mënyrë të qëllimshme për të mbajtur monopolin e të bërit politikë në durat e dy grupeve të mëdha, duke pamundësuar partitë e vogalë dhe çdo lëvizje tjetër që synon të hyjë në politikë.

Të gjitha kërkesat që kjo të bëhët në mënyrë të vullnetshmë nga mazhoranca kanë dështuar ndaj dhe ne sot, një grup partish të quajtura të vogla, parlamentare dhe jo parlamentare, u bashkuam me një aksion politik që filloi sot dhe do të vazhdojë deri në organizimin e një referendumi, ku vetë qytetarët do të ftohen të vendosin se çfarë sistemi zgjedhor duan.

Veç ndryshimeve në Kod, pjesë e aksionit politik është edhe

– Ulja e moshës së votimit në 16 vjeç

– Mundësimi i votimit për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, përmes postës, apo forma të tjera

PAA është bashkuar me këtë lëvizje të rëndësishme politike, duke e parë si mundësinë e vetme për të përmirësuar mjedisin demokratik në politikën tonë dhe duke mos lejuar thellimin e autokracisë në qeverisje.