Parlament 1991, kur debatohej për deputetët “e papunë”/ Teodor Keko: Shoqja Lenka Çuko, të kthehet në arë

Ishte tetor në vitin 1991 kur në Parlamentin e parë pluralist mbërriti ligji për amnistinë e të perndjekurve politikë. Në kuvenin e parë  ishin zgjedhur shumë anëtarë të Byrosë politike e Komitetit Qëndror të PPSH-së, pasi kjo parti mori pjesë në këto zgjedhje të para pluraliste. Diskutimet ndërmjet opozitës së sapothemeluar Partia Demokratike dhe partisë shtet PPSh ishin shumë të ashpra. Akoma më i nxehtë zhvillohej debate kur bëhej fjalë për krimet e diktaturës komuniste.

Kemi zgjedhur pjesë nga fjalimi i njërit prej deputetëve të Partisë Demokratike të vitit 1991, një figurë e spikatur e kohës, të ndjerin Teodor Keko. Çështja e anmistisë së të burgosurve politikë, që në të vërtetë sapo ishin liruar, kishte ngjallur gjithfarëlloj reagimesh sidomos tek radikalët komunistë, të cilët mesa duket po e prisnin së afërmi një kohë kur do të mbeteshin pa punë. 

Në përgjigje të kësaj “ankese” të byrosë politike, Teodor Keko, mbajti këtë fjalim, ku përfshin më pas edhe sensibilitetin që ai pati për të përndjekurit politik gjatë 45 viteve të diktaturës komuniste në Shqipëri. 

Bashkëngjitur pjesë nga fjalimi.

Teodor Keko

Fjalimi në seancë parlamentare, Tetor 1991

“…Këtu u ngrit problemi i deputetëve të mbetur pa punë. Kjo u quajt luftë e re klasash dhe shantazh ekonomik. Mua më vjen turp që kemi deputetë të papunë në këtë Parlament, mirëpo Parlamentin nuk e kemi zyrë pune. 

Përshembull, ne mund të kishim deputete pa punë sot Lenka Çukon. Unë e di që ajo ka qenë brigadiere fushe brilante, aq sa i ra në sy edhe elitës së PPSH-së. Pse të mbetet pa punë Lenka kur e heq partia e saj nga funksionet partiake? Ta marrë shatin e të bëhet prapë bujkeshë e përparuar. Puna është nder, jo turp. Prandaj Parlamenti ynë s’ka punë me të papunët. Ai e ka për nder të ketë anëtarë të tij njerëz që punojnëndershmërisht, pa përçmuar profesionin. 

Amnistia jonë, ngado të rrotullohemi ne, pavarësisht nga dëshirat tona, ka si hije të trupit të saj pafajësinë. Një i dënuar për bindje politike kundërshtare është i pafajshëm.

Mua sinqerisht më vjen keq që në këtë sallë shpesh flitet me profanizëm, pa njohur as historinë e djeshme e as ligjësitë që mund të ndërtojnë të nesërmen e Shqipërisë europiane. Këtu ka raste që flitetqesim, me gjuhën e teksteve ordinere të djeshme për mbretin Zog, për familjen e tij dhe për ish-familjet e pasura shqiptare. Mbreti Zog mund të jetë më i keq ose më i mirë nga ç’e dimë ne. Përshembull, Kushtetuta e Ahmet Zogut ishte humane dhe model për ne sot, kurse ajo e Enver Hoxhës ishte kriminale. Me Kushtetutën e Zogut, të nderuar deputetë, ne do të kishim hyrë në KSBE që kur ajo u formua. Këto anë pozitive dhe ato negative t’i tregon qartë vetëm historia. Gjithashtu asnjë prej nesh besoj nuk e ka lexuar vendimin e deputetëve të vitit 1946 përmotivimin e moskthimit të tij. 

Prandaj nuk është në nderin tonë të flasim për këto çështje kardinale pa shfletuar asnjë faqe literaturëserioze për to. Nuk është mirë t’u besojmë verbërisht trilleve të diktatorëve e të flasim “kodra pas bregut”, siç dëgjova disa herë në këtë sallë, për shembull, shokun Enver Naska, që përmendi shifrën e servirur nga diktatori se kemi 28 mijë dëshmorë të Luftës Nacionalçlirimtare. Kjo nuk do të thotë absolutisht asgjë. Dëshmori është dëshmor me zemër e mendje, jo me plagë. Në një luftënacionalçlirimtare, ku hyjnë të mbrojnë atdheunqindra mijëra njerëz, pak rëndësi ka sa vriten, mund të vriten 100, mund të vriten të gjithë. Populli ynë i trajton dëshmorë të gjithë ish-partizanët e ndershëm, të gjallët e të vdekurit. 

Është mjerim i madh të identifikosh tërë bejlerëte pasanikët me xhahilët e me shushunjat e tjera. Kjo mua më duket rrugaçëri. Është njëlloj sikur t’i trajtosh të barabartë si Enverin e shërbëtorët e tij dhe të gjithë ish-anëtarët e PPSH.

Mos harroni se Skënderbeu ka qenë bej. Bej kanë qenë edhe vëllezërit historikë Frashëri, Ismail Qemali, Isa Boletini me shokë. Ne nuk duhet të biem në grackën e Enver Hoxhës, i cili shkatërroi familjet e mëdha shqiptare që kishin lindur intelektualë të shquar, sepse këto familjeishin kundër çmendurisë së tij. Pra ai veproi si Hitleri me çifutët. Dhe në vend të tyre krijoi familjet Hoxha, Çuko, Stefani e të tjera familje, që me mungesën e shkollimit e të kulturës e drejtuan këtë vend si feudalë fillestarë dhe e sollën në këtë pikë të hallit. Na hoqën edhe atë anë të ekzistencës shoqërore, edukatën e punës. Tani edhe ne do të vazhdojmë t’i terrorizojmë ish-familjet e mëdha shqiptare? 

Kriminelët nuk kanë punë të shkelin në Shqipëri as sot, as mot. Ama listat e kriminelëve nuk i harton një individ, po historia. Ne duhet ta kemi parasysh historinë. Biografia e Abaz Kupit ka edhe faktin që ka luftuar me armë në dorë kundër fashizmit okupator më 7 prill 1939 në Durrës. Ai ka qenë dhe anëtar i Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar që u krijua në Pezë. Përfundimisht me Enverin atë e ndau Mukja. Ne të mos nxitohemi. T’i referohemi një herëhistorisë dhe të gjykojmë: cili nga këta të dy kishte të drejtë për Mukjen? T’i shënojmë të gjitha, t’i vëmë në peshore, pastaj të vendosim. Ne nuk jemi një Parlament jetëgjatë, na mungon edhe koeficienti i domosdoshëm kulturor për një parlament, jo për fajin tonë, por për kushtet nëtë cilat doli populli ynë në këto zgjedhje. 

Në kushtet kur kompetenca përgjithësisht në këtë sallë mungon për problemet e mprehta shoqërore, urgjentisht Parlamenti duhet ndihmuar nga specialistët me materiale serioze konsultuese. Këtu historianët duhet të paraqesin një studim vërtet shkencor për familjen mbretërore, që ne të mos vendosim në hava për fatin e saj, por me këmbë në tokë e me mend nëkokë. Historinë dihet se e bëjnë ata që janë nëfront. Te ne historianët janë detyruar me dhunësi në kohën e Zogut dhe në kohën tonë për ta shtrembëruar historinë. Prandaj populli ynë, madje dhe ne, jemi të infektuar në këtë pikë. Detyra jonë e shenjtë, si Parlamenti i parë pluralist pas kaq kohe nën diktaturë, është dezinfektimi i popullit shqiptar, qoftë edhe duke humbur përkohësisht reputacionin tonë personal. Duhet pohuar publikisht se i pasuri është produkt i aftësive të tij personale dhe patriote, sepse ai, qoftë bej apo tregtar, duke pasuruar vetveten, pasuron atdheun e tij. Ky paragjykim i djeshëm nuk është në nderin tonë të ngrerë krye në këtë Parlament. Atij që nuk ishte kolaboracionist në luftë, që e përzunë dhe ia morën përdhunshëm pasurinë e vënë me djersë, të mos kemi turp t’i themi: të kërkojmë ndjesë për ç’të bënë prindërit tanë. Kjo është e ndershme, jo t’u nxjerrim nofka të tjerëve qëboll kanë hequr prej nesh. Është në nderin tonë si Parlament t’i nxjerrim të ndershmit nga listate zeza të kriminelëve dhe të futim në to kriminelët e vërtetë që na i kanë shitur për engjëj. 

Unë propozoj që amnistia dhe falja të shoqërohen me gjyqe kundër kriminelëve monistë dhe me dënimet e tyre. Ky është borxhii parë që ne si Parlament dhe Qeveria jonë u ka ish të përndjekurve politikë. Nga kjo katastrofë morale Shqipërinë e shpëton vetëm një gjyq i ndershëm i tipit të Nurenbergut. Ne s’duhet t’i trembemi këtij gjyqi. Do të ishte në turpin tonë të përjetshëm që ish të dënuarit politikë të vazhdonin ta braktisnin atdheun, që e deshën aq shumë, të deziluzionuar nga moskujdesi ynë për ta, siç po bëjnë këtë vit, gjë që nuk u raportua këtu në Parlament, duke përtypur vargjet tragjike të “Këngës së lamtumirës” së Bajronit, e cila thotë: “S’qaj për gëzimet që humbas, rrezikun që më vjen, po vetëm qaj se nuk lë pas asnjë që lotin vlen”. Falemnderit!