Një sherr për parakalim të gabuar me makinë për pak sa nuk përfundoi me vrasje.
Një 28 vjeçar i quajtur Mark Preka është konfliktuar për motive banale me një 23 vjeçar në Shkodër. Pas lajmërimit të policisë ai është larguar dhe ka marrë armën e zjarrit tip automatik. Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës ka parandaluar përshkallëzimin e konfliktit midis këtyre dy të rinjve. Gjatë ndjekjes nga Policia, 28-vjeçari ka hedhur armën e zjarrit dhe është larguar.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, për shtetasit A. H., 21 vjeç, K. Sh., 19 vjeç, R. H., 30 vjeç dhe Xh. H., 25 vjeç, të gjithë banues në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, pasi kanë tentuar të fshehin armën e zjarrit që mbante Preka.