E reja në Astir telefonon policinë dhe i njofton se është dhunuar nga disa persona, uniformat blu rrethojnë pallatin

Forca të shumta policore janë përqendruar mesditën e sotme në zonën e Astirit, pranë një pallati. Paraprakisht mësohet se një vajzë ka telefonuar policinë duke thënë se është dhunuar nga disa persona të panjohur.

Pas marrjes së informacionit, uniformat blu kanë shkuar në katin e tetë të një pallati ku ndodhet shtetasja S. Q. Kjo e fundit, njofton policia, ka mbyllur derën dhe nuk pranon që ta hap, pavarësisht kërkesës nga ana e policisë.

“Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares. Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap”- njofton policia.