Një sherr mes analistit Ilir Demaliaj dhe Kujtim Gjuzit është regjistruar në hollin e një hoteli në kryeqytet. Pamjet e përleshjes mes dy protaginustëve janë bërë virale në rrjet ku Demaliaj vrapon dhe gjuan me shkelmë Gjuzin, i cili tenton që të largohet.
Krah Ilir Demaliajt shfaqet dhe një grua, e cila mundohet të parandalojë sherrin, por ai e shtyn dhe e rrëzon përtokë.
Ende nuk dihet cila është arsyeja e vërtetë e këtij sherri banal, të ndodhur në një lokal apo në ndonje ambient publik.
Kujtim Gjuzi është ish deputet dhe aleat i Sali Berishës në këto zgjedhje, kurse Ilir Demaliaj është një analist politik.