Pakti Rama-Meloni, anija e marinës italiane ‘Cassiopea’ gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin

Pas një pauze prej më shumë se dy muajsh, Italia pritet të sjell në Shqipëri emigrantët e kapur në brigjet e saj. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane, e cila shkruan se anija patrulluese e marinës “Cassiopea” ndodhet në ujërat pranë Lampedusës gati për të ngarkuar emigrantët për t’u transferuar në qendrat e Shëngjinit dhe më pas në Gjader.

Në orët e fundit, rreth 270 emigrantë kanë zbritur në Lampedusa. 55 të fundit u gjurmuan nga një patrullë karabinierësh përgjatë rrugës Ponente, pranë Tabaccara. Zbarkimi i emigrantëve nga Bangladeshi, afganëve, pakistanezëve dhe egjiptianëve duhet të kishte ndodhur në Cala Pulcino, ndërsa anija tani po kërkohet.

Ende nuk ka një datë se kur do të mbërrijnë emigrantët në Shqipëri. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni kishte deklaruar se në muajin janar do të rinisnin operacionet me refugjatët në Shëngjin dhe Gjadër.