Pakti me Ramën për të sjellë refugjatët afrikanë në Shqipëri, Meloni vjen në Tiranë në 5 qershor

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë Tiranën javën e ardhshme, më 5 qershor. Meloni, do të pritet nga kryeministri Edi Rama, të cilët pak kohë më parë nënshkruan marrëveshjen për të sjellë emigrantët afrikanë që kapen në brigjet italiane ne vendin tonë.

Vizita e saj përkon me punimet që ende vijojnë për kampet e emigranteve në Shëngjin dhe Gjadër teska ishin parashikuar që të ishin gati brenda muajit muaj.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij, Giorgia Meloni nënshkruan një marrëveshje në nëntor të vitit të kaluar, ku Shqipëria do jetë vend pritës për emigrantët që shpëtohen në det.

Marrëveshja e cila u bë në mënyrë sekrete nga qeveria, hasi në kundërshtinë e opozitës shqiptare dhe asaj italiane. Ndërkohë nuk munguan edhe kritikat nga organizatat ndërkombëtare tw tw drejtave tw njeriut.

Marrëveshja ka një afat 5-vjeçar, ku emigrantët që tentojnë të hyjnë në Itali do të sillen në Shqipëri, ku në Gjadër dhe në Shëngjin të Lezhës do të ngrihen strukturat akomoduese të tyre deri në pritje të miratimit të kërkesë për azil apo dëbimit të tyre në atdhe.