Edhe ditën e sotme është publikuar testi i provimit të matematikës, ndërkohë që maturantër janë duke bërë provimin. Ky është provimi i tretë për Maturën Shtetërore këtë vit, pas atij të letërsisë dhe anglishtes.
Në të dy provimet testi ka dalë pak pas nisjes. Edhe sot, vetëm 30 minuta pas nisjes, u publikua një nga variantet në faqen online të “Studentët denoncojnë”.
Kujtojmë se disa ditë më parë ministrja e Arsimit tha se shpërndarja e testit pas nisjes së tij, nuk ndikon aspak në proces. Sipas saj është e njëjta dorë që i publikon.
Testi i tretë i Maturës Shtetërore nisi në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta.