“Brenda pak javësh do të jetë gati Protokolli me Shqipërinë dhe ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm ndaj këtij projekti sepse sytë e botës i kemi drejt nesh”.
Kështu mësohet të ketë thënë kryeministrja italiane Giorgia Meloni, gjatë një fjalimi që ka mbajtur në raportin drejtuar partisë së saj, bën me dije Ansa.
“Të gjithë e kuptojnë se kjo nismë mund të ndryshojë tërësisht mënyrën e qeverisjes së imigracionit të parregullt. Ne e kuptojmë dhe profesionistët e emigracionit të parregulluar e kuptojnë dhe ata do të bëjnë gjithçka për t’i vënë shkopinj nën rrotat kësaj nisme”- shtoi ajo.
Deklaratat e Melonit vijne pak ditë nga hapja e dy kampeve të emigrantëve, në Shengjin dhe Gjadër. Edhe pse ishin parashikuar që kapmet të ishin hapur zyrtarisht më 1 shtator, duket se në Gjadër nuk kanë mbaruar ende punimet.
Rikujtojmë se më 6 nëntor të vitit 2023, kryeministri Edi Rama dhe ajo italiane Giorgia Meloni, nënshkruan marrëveshjen ku drejt vendit tonë pritet të vijnë deri në 36 mijë emigrantë afrikanë.
Shëngjini do të jetë qendra pritëse, ndërsa në Gjadër po ndërtohet kampi ku emigrantët do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.