Padia për shpifje në GJKKO, avokati i Taulant Ballës kërkon prova për akuzat e Sali Berishës

Është mbajtur sot seanca e radhës në GjKKO, ku palë janë Sali Berisha dhe Taulant Balla. Kreu i grupit parlamentar të PS, Balla ka paditur për shpifje ish kryeministrin pas akuzave të këtij të fundit në parlament rreth vrasjes së avokatit Ravik Gurrës. 

Në seancën e sotme avokati i Berishës Ivi Kaso ka dhënë pretendimet e tij duke kërkuar rrëzimin e kërkesës së Ballës. Ndërsa avokati i këtij të fundit, Gentjan Rumano kërkoi fillimisht njohjen e plotë me materialin e paraqitur nga palët e akuzuara dhe paraqitjen e provave në të cilat janë referuar palët e akuzuara.

Seanca e radhës do të mbahet më 28 korrik, ku avokati i Ballës do të japë pretendimet e tij.