Opozita proteston nesër për mbylljen e TikTok, mbi 1 mijë forca policore në terren

Partia Demokratike ka kërkuar dy orë leje përe protestën e ditës së nesërme kundër mbylljes së TikTok. Mësohet se opozita ka kërkuar leje nga ora 19:00 deri në orën 21:00 në tubimin që kreu I PD, Sali Berisha njoftoi fill pas vendimit të qeverisë për mbylljen e këtij rrjeti social.

Sipas shkresës dorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, PD ka njoftuar se qytetarët do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë.

Ndërkohë policia ka bërë gati edhe planin e masave për mbarëvajtjen e kësaj proteste, ku do të bllokohentë gjitha rrugët që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe do të ketë devijime në disa prej tyre.

Në terren do të jenë rreth 1 200 efektivë. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA, nëse do të duhet ndërhyrja e tyre. Ndërsa punonjës të Gardës së Republikës do të marrin në ruajtje institucionet e rëndësisë veçantë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu njoftoi se TikTok do të mbyllej brenda pak ditësh, si një masë të nevojshme për sigurinë e fëmijëve. Ky vendim u kundërshtua nga opozita, e cila tha se mbyllja vjen vetëm 2 muaj para zgjedhjeve parlamentare.