Ndërkohë që në parlament e kërkojnë për të shpjeguar vjedhjen për të cilën dyshohet të jetë i përfshirë ish ministry Arben Ahmetaj, kryeministri Edi Rama është në Vlorë.
Në një video të publikuar në faqen e tij ai shihet me ministren Belinda Balluku teksa levizin me një makinë kabriolet për të inspektuar punimet në rrugën Orikum-Dukat dhe Palasë-Dhërmi.
Rama shkruan këto rrugë janë ende në punë e sipër.Këto akse shprehet Rama janë të hapura përkohësisht, për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve, në këtë periudhë fluksesh të larta të lëvizjes së automjeteve.
Kryeministri shihet hipur në një kabriolet, ku edhe viziton zonat që përshkruajnë këto akse rrugore.
Këtë fakt e ka përmendur edhe opozitari Gazmend Bardhi në Kuvend ku shprehet:
“Ishte duke bo shëtitje me Belën me makinë, po po me makinë, po bënte shëtitje në plazh. Ju ka lënë ju roje këtu deri në 12 të natës të votoni”.